Vidhte në depo ndihmat e viktimave të zjarrit, arrestohet 37-vjeçari shqiptar në Greqi

Vidhte në depo ndihmat e viktimave të zjarrit, arrestohet 37-vjeçari shqiptar në Greqi

14:43, 09/08/2018
A+ Aa A-

Një 37- vjeçar shqiptar është arrestuar ditën e djeshme nga policia greke, pasi vidhte në një depo grumbullimi ushqimin e viktimave të zjarrit

Në një palestër të mbyllur në Nea Makri, ai kishte bashkëpunuar me një 49-vjeçar grek, i cili është shpallur në kërkim nga policia.

Mësohet se 37-vjeçari është arrestuar nga oficerë të policisë  (DIAS Group) brenda në depon ushqimore duke vjedhur, ndërsa jashtë në makinën e tij të stacionuar policia gjeti dhe konfiskoi dy kuti me biskota dhe konserva.

Shqiptari menjëherë është dërguar në Prokurorin e Athinës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco