Ish-deputetja i kundërpërgjigjet Rexhep Qoses: Mjeshtër i regjur në sallonet e Beogradit

Ish-deputetja i kundërpërgjigjet Rexhep Qoses: Mjeshtër i regjur në sallonet e Beogradit

20:37, 07/08/2018
A+ Aa A-

Ish-deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli, përmes një shkrimi i është kundërpërgjigjur Rexhep Qosjes, i cili mbështeti idenë e shkëmbimit të territoreve.

“Akademiku, me këtë logjikë, na thotë se edhe Lugina edhe Veriu qenkan të Serbisë, prandaj hajt ta mashtrojmë pak Serbinë e ia marrim bile Luginën. Po pra!. Rrjedhimisht akademiku Qosja na thotë se Serbia paska pasur të drejtë që ka bërë gjenocid kundër shqiptarëve, se lufta e saj kundër shqiptarëve e Kosovës paska qenë legjitime siç na qenka legjitime e drejta për Veriun e Kosovës”, shkruan Tërmkolli, përcjellë “Bota sot”.

 “Mjeshtri i regjur në sallonet e Beogradit, prandaj provon të na akuzojë se nëse nuk e pranojmë idenë e tij dhe dishepullit të tij atëherë del se ‘kundërshtarët e shkëmbimit të territorit, po ia dhurojnë Serbisë edhe Luginën edhe Veriun’ dhe si ‘baba’ i mirë ai do të dëshmojë nesër para historisë dhe të na thotë troç, se ja pra ‘nuk deshët ta jepni Veriun, e humbët edhe Luginën edhe Veriun’”, thuhet ndër tjerash në shkrimin e ish deputetes së LDK-së, Melihate Tërmkolli.

Shkrimi i plotë

Grahmat e fundit të sundimit të politikave “partizançe”

Akademiku, Rexhep Qosja, në një shkrim të djeshëm, i shqetësuar dhe i habitur nga fakti se shqiptarët nuk po e kuptojnë semantikën e togfjalëshit “korrigjim i kufijve” të hedhura në opinion nga dishepulli i tij, të cilin për këtë vepër patriotike po bëkan përpjekje ta gozhdojnë “shqiptarët e pamend”, qenka zgjuar jerm, në grahmat e fundit politike për të na shpjeguar ne “të vdekshmëve”,  “të padijshmëve”, se togfjalëshi “korrigjim i kufijve” me Serbinë nuk është ndarje e Kosovës por zgjerim i territorit të Serbisë në një skaj të Kosovës, në Veri, veç deri në Mitrovicë! E pra ai kërkon me turfullim nga ne që nuk po kuptojmë, ta pranojmë idenë për korrigjim të kufirit me Serbinë deri në Mitrovicë, sepse ndarje qenka vetëm nëse kufiri me Serbinë vjen diku në Graçanicë apo Shtërpcë!

Të gjithë kundërshtarët, prandaj duhet të luten për atë që Qosja dhe dishepulli i tij po kërkojnë vetëm “korrigjim të kufijve”, ngase ata dinë të kërkojnë edhe ndarje, por duke qenë zemërgjerë ndaj Kosovës, nuk po e bëjnë këtë!. Për të mos harruar, edhe Serbia vetëm aq po kërkon, kufirin deri në Mitrovicë, (njëherë për njëherë), në emër të “korrigjimit të kufijve” dhe  në shenjë solidarizimi me “baballarët” e kombit shqiptar!.

Të tmerruar e të frikësuar deri në palcë, se kjo “ide brilante” e tyre mund të dështojë (mbase kanë bërë diçka fshehurazi me Serbinë), tani e  “zbuluan” Luginën, thuajse ajo nuk ka ekzistuar asnjëherë si çështje dhe si problem i pazgjidhur.

Mjeshtri i regjur në sallonet e Beogradit, prandaj provon të na akuzojë se nëse nuk e pranojmë idenë e tij dhe dishepullit të tij atëherë del se “kundërshtarët e shkëmbimit të territorit, po ia dhurojnë Serbisë edhe Luginën edhe Veriun” dhe si “baba” i mirë ai do të dëshmojë nesër para historisë dhe të na thotë troç, se ja pra “nuk deshtët ta jepni Veriun, e humbët edhe Luginën edhe Veriun”.

Akademiku, me këtë logjikë, na thotë se edhe Lugina edhe Veriu qenkan të Serbisë, prandaj hajt ta mashtrojmë pak Serbinë e ia marrim bile Luginën. Po pra!. Rrjedhimisht akademiku Qosja na thotë se Serbia paska pasur të drejtë që ka bërë gjenocid kundër shqiptarëve, se lufta e saj kundër shqiptarëve e Kosovës paska qenë legjitime siç na qenka legjitime e drejta për Veriun e Kosovës.

Ndërsa “malokët”, e “torollakët”, intelektualë, akademikë, politikanë,etj, në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Luginë, që nuk janë të sojit të tij po e mashtruakan botën kur thuan e argumentojnë se ato janë territore të Kosovës, edhe Veriu, edhe Lugina deri në Nish, territore të cilat Serbia i aneksoi e uzurpoi përmes gjenocidit e spastrimit etnik.

Është koha t’iu jepet fund këtyre marrëzirave që e vënë shtetin tonë në rrezik të mëtejshëm sepse rreziqet tashmë janë evidente. Nga pothuajse të gjitha marrëveshjet e deritanishme me Serbinë gjatë bisedimeve 6 – 7-vjeçare, në veçanti ajo për Asociacionin e komunave me shumicë serbe me të cilën pretendohen kompetenca ekzekutive për veriun, sjell probleme jo të vogla për funksionimin e shtetit.

E shumta që mund të bëhet në këtë situatë dhe duhet të bëhet, është që të sigurohet status i barabartë i Luginës me statusin dhe të drejtat e serbëve në Kosovë. Për këtë, duhen konjuktura tjera politike e intelektuale me taban kombëtar me qëllim që të evitohen rreziqet në të cilat gjendet sot Kosova dhe për të realizuar politikë të denjë kombëtare dhe integruese evropiane. Mbase, kjo periudhë shënon edhe fillimin e fundit të sundimit dhe politikave “partizançe” në Kosovë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

zaho10/08/2018 15:07

Nuke eshte asnjehere patriot peveç se tradhetar, qe perj tridhjete vjetesh qe njihet nga opinioni shqiptar, vetem teza kunder shqiptare ke hedhur ne favor te serbeve dhe te sherbetorit te tyre endhjerit; ky tradhetar kakademik i vijes se pare,!

zaho10/08/2018 15:07

Nuke eshte asnjehere patriot peveç se tradhetar, qe perj tridhjete vjetesh qe njihet nga opinioni shqiptar, vetem teza kunder shqiptare ke hedhur ne favor te sebeve dhe te shrbetorit te tyre endhjerit; ky tradhetar kakademik i vijes se pare,!

Qose por rexhep 08/08/2018 09:05

Le Ti behet test ketij qoses qe vetem qose eshte nga trute Dhe Po ashtu ketij zagarit te kosoves Thacivicit qe kane gjak serbi. Kush jane keto gjakprishur qe Te vendosin per trojet, kush jane keta bir bushtrash qe na japin leksione mbi trojet, kush jane keta finoke qe Te luajne me gjakun e derdhur. Ky Thaci me gjithe plurat sejdiun-ish minister I pare I tij flinin me kurva ne hotelet e tiranes me fondet e mbledhura ne Europe “vendlindja therret”. Do shkojne para ekzekutimit sic shkoi Esat pashai. Fytyre e prishur

Veri Gjakova08/08/2018 09:04

Ky eshte kryegjarpri i gjakut. Turp i historise. Edhe sikur sic thote i paftyri, te coje uje ye mullirri jone me vija a tubo si te jene.

Genti 07/08/2018 20:52

SAKTE AI PLEHERE NUK KA RRUAJTUR NOCKAT EVETA KY DO JAPI IDE KY QOSJA ESHTE LEPIRES KOCKASH I EDI RAMES SHPORRU SURRAT I PA RRUAR

Shto koment

Denonco