Shkatërrohet grupi që shiste fëmijë të porsalindur, për 18 mijë euro

Shkatërrohet grupi që shiste fëmijë të porsalindur, për 18 mijë euro

10:22, 07/08/2018
A+ Aa A-

Një operacion i madh në Greqi, pas disa muajve hetim ka konkluduar me shkatërrimin e një organizate e cila shiste fëmijë të porsalindur për shuma të mëdha.

Sipas mediave helene  policia greke ka arrestuar një nënë të re dhe 8 persona të tjerë gjatë një aksioni ku polic të infiltruar negociuan blerjen e një fëmije, për 18 mijë euro.

Foshnja sipas njoftimit të policisë ishte vetëm 4 ditësh dhe ishte porositur që kur nëna e saj ishte shtatzënë muaj më parë.

Në mesin e të arrestuarve është edhe një nënë tjetër e cila pret të lindë një fëmijë, edhe ky i destinuar për tu shitur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco