Situatë dramatike në Athinë nga zjarret, evakuohen banorët

Situatë dramatike në Athinë nga zjarret, evakuohen banorët

20:40, 23/07/2018
A+ Aa A-

Mesditën e sotme vatra të mëdha zjarri kanë pushtuar Greqinë. Sipas mediave të vendit fqinj, një vatër zjarri ka shpërthyer fillimisht rreth orës 13:30  në periferi të Athinës mesditën e sotme dhe po përhapen me shpejtësi në disa nga lagjet më të populluara të kryeqytetit grek.

Vatrat e zjarrit janë lokalizuar fillimisht në një masiv pyjor në Kineta, Atica dhe është përhapur me shpejtësi në lagje të tjera duke lënë pas shkatërrim. Dhjetra shtëpi dhe automjete janë djegur, ndërsa dëmet materiale janë të pallogaritshme. Kineta, Penteli, Kalamos, Agio Theodori, Kiato dhe Chania janë disa nga lagjet që sipas mediave greke ndodhen “nën kthetrat e Ferrit”. Evakuuimi në këto lagje po vijon ende.

70 zjarrfikëse të ndihmuara nga 3 helikopterë dhe 1 avion po luftojnë me flaktë ndërsa situata nuk duket aspak e mirë teksa po afron nata.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco