VMRO propozon ndryshime ligjore që të shpëtojë nga burgu Gruevskin

VMRO propozon ndryshime ligjore që të shpëtojë nga burgu Gruevskin

17:47, 21/07/2018
A+ Aa A-

Ekspertë juridik nga VMRO-DPMNE të martën, kolegëve nga LSDM u kanë dorëzuar në letër propozim – ndryshime të Kodit Penal në kapitujt për keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit zyrtar dhe për parregullsitë zgjedhore, që janë 90% nga lëndët të cilët Prokuroria Speciale Publike i udhëheq kundër ish udhëheqësisë së VMRO-DPMNE-së, në krye me Nikolla Gruevskin, njofton Portalb.mk.

Me ndryshimet, është propozuar që të ulet niveli i dënimit dhe, që është më e rëndësishme për PSP-në, shkurtim të afatit për vjetërsim të këtyre lëndëve. Me atë, ngadalë, do të vjetërsoheshin veprat për mbi 15-të të akuzuar, por edhe shumë hetime për krim të rëndë financiar me shuma milionëshe për keqpërdorim të parave shtetërore, gjatë sundimit të VMRO-DPMNE-së, të cilat PSP i ka filluar. Njëkohësisht, burimet nga Prokuroria, thonë se do të vjetërsoheshin edhe parahetimet për disa vepra penale që i kanë hapur nga Prokuroria Publike.

Ndryshimet, ashtu siç mëson “Sakamdakazham” nga Prokuroritë, i kanë përgatitur ish zëvendësministrja e Drejtësisë, Biljana Brishkoska – Boshkovski, e cila është e akuzuar në lëndën “Titanik” për parregullsitë zgjedhore bashkë me Gruevskin dhe ish udhëheqësinë e partisë. Bashkëshorti i saj, Dejan Boshkovski, ish drejtor i ELEM-it, gjithashtu është i akuzuar për keqpërdorime në rastin e PSP-së “Arka”.

Për liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, Prokuroria e rregullt gjithashtu ka ngritur procedurë parahetimore për keqpërdorim të funksionit drejtor i ELEM-it, në të cilën pozitë ishte rreth një vjet.

Në pyetjen e SDK-së, Mickoski thotë se nuk e di nëse ka ndryshim të propozim – ligjit për ndryshime të Kodit Penal të përgatitur nga Brishkoska, gjegjësisht nga ekspertët juridik të VMRO-DPMNE-së.

“Unë nuk di se një propozim të tillë e ka punuar në VMRO-DPMNE dhe se të njëjtin ia kanë dhënë LSDM-së, gjegjësisht kryeministrit të Zoran Zaev, ashtu siç thoni. Për herë të parë dëgjoj. Unë e di se kemi përgatitur version për ndryshime të ligjit për financim të partive politike dhe për respektim të parimit “Qeveria e Përzhinës”, që të bisedojmë për KSZH. Për propozim – ligjet tjera nga ana tjetër nuk di”, është përgjigjur Mickoski.

Kryeministri Zaev, dje në deklaratë pas takimit të liderëve tha se kompromis për qëllime strategjikë të Maqedonisë nuk do të ketë.

“Amnisti nuk do të ketë, as të drejtpërdrejt e as indirekte. Do t’i japim mundësi dialogut dhe bisedimeve derisa është e mundshme”, tha Zaev.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco