Bakojani: Koxias bëri gabim, maqedonasve nuk u duhej dhënë kombësia

Bakojani: Koxias bëri gabim, maqedonasve nuk u duhej dhënë kombësia

19:43, 16/07/2018
A+ Aa A-

Partia Demokracia e Re konsideron se shefi i diplomacisë greke Nikos Koxias ka bërë gabim që lejoi kombësi maqedonase dhe gjuhë maqedonase, deklaroi ish-ministrja e jashtme e Greqisë, Dora Bakojani. Duke folur për radion "247", ajo tha se për nënshtetësinë ka mundur të mbetet "qytetarë të", në vend të maqedonas.

"Të gjithë në Demokracinë e Re pajtohemi se ishte gabim i madh nga ana e z. Koxias ta japë kombësinë, gjegjësisht titullin maqedonas dhe gjuha maqedonase. Ky ishte gabim sepse ajo është rrënja e irredentizmit. Nga momenti kur bisedonim vetëm për shtetësi, gjegjësisht për pjesën që është në pasaportë, në pasaportë lirisht mund të shkruaj "qytetarë të" dhe t'i jepet fund kësaj. Kjo mund të anashkalohej dhe të mos jepet mundësia ta kenë atë që e thotë z. Zaev "erga omnes maqedonas", thotë Bakojani.

Shefja e mëparshme e diplomacisë greke, ndërsa tani deputete nga Demokracia e Re, thotë se pozita e saj është e pandryshuar nga viti 2008 dhe mbështet emër të përbërë, por potencon se problem nuk është emri, por irredentizmi, përcjell korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Në lidhje me atë nëse nuk përfundojnë të gjitha obligimet gjatë kohës së qeverisë aktuale greke dhe nëse nuk ratifikohet marrëveshja nga parlamenti aktual, çfarë do të kishte ndërmarrë Demokracia e Re si qeveri, Bakojani thotë se "përsëri do të negociojnë", ndërsa baza e bisedës do të ishte emër i ndërlikuar me theks në irredentizmin. 



© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco