VIDEO/ Shqiptarët e Amerikës presin William Walker me tingujt e “Këngës së Reçakut”

VIDEO/ Shqiptarët e Amerikës presin William Walker me tingujt e “Këngës së Reçakut”

20:09, 15/07/2018
A+ Aa A-

Disa bashkatdhetarë të cilët jetojnë në Amerikë kanë pritur në konakun e tyre në Uashington, ish-shefin e misionit vëzhgues të OSBE-së në Kosovë, William Walker.

Gjatë qëndrimit të tij në “shtëpinë” e shqiptarëve ai u kënaq edhe nën tingujt e muzikës me sharkia.

    “Kënga e Reçakut” është ajo që u luajt për Walker i cili nderoi me prezencën e tij këta bashkatdhetarë, e të cilët e quajtën atë hero, transmeton Indeksonline.

    Ndryshe, ishte Walker i cili vizitoi Reçakun menjëherë pasi u krye edhe njëra nga masakrat më të mëdha në Kosovë, gjatë luftës së fundit.

    Më 15 janar 1999,  në fshatin Reçak u vranë e u masakruan 45 shqiptarë të paarmatosur nga forcat serbe. /Indeksonline/

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco