Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Marrëveshja me Maqedoninë, Kotzias: Do të kalojë pa probleme në Kuvendin e Greqisë

Marrëveshja me Maqedoninë, Kotzias: Do të kalojë pa probleme në Kuvendin e Greqisë

15:14, 15/07/2018
A+ Aa A-

Ministri i jashtem grek Kotzias në një intervistë për një gazetë gjermani thotë është i bindur se marrëveshja e Prespës do të marr dirtë të gjelbërt nga deputetët e Kuvendit të Greqisë, por edhe nga disa deputetë të “Grekëve të Pavaru”.

“Marrëveshja me Maqedoninë Veriore, në secilën rast do të kalojë në Kuvend. Por, Dua që të qartësoj se po përpiqemi që t’i marrim 150 vota, dhe këtë do ta bëjmë. Megjithatë unë nuk jam profet – njerëzit mund të vdesin, mund të ketë tërmete, por në kushte normale nuk do të ketë asnjë problem për t’i fituar këto 151 vota. Saktësisht i numërova. Është e saktë që “Grekët e Pavarur” nuk do të votojnë si parti politike, por ekzistojnë deputetë në këtë parti të cilët konsiderojnë se marrëveshja është e mirë. Krahas kësaj edhe partia “Reka”, që konsiderojnë se marrëveshja është e mirë, por në çdo rast disa nga ata”, thotë shefi i diplomacisë duke shtuar se në Kuvend numërohet shumica e deputetëve dhe partitë.

Siç raportojnë për AIM, Kotzias sqaron se “Syriza” ka 145 deputetë dhe nevojiten vetëm gjashtë vota shtesë për t’u bërë shumica.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco