Greqia nën mbikëqyrje edhe pas ndihmës, BE: Reforma nuk ka përfunduar

Greqia nën mbikëqyrje edhe pas ndihmës, BE: Reforma nuk ka përfunduar

15:04, 15/07/2018
A+ Aa A-

Greqia do të vazhdojë të jetë subjekt i inspektimeve tremujore nga kreditorët pasi programi i shpëtimit përfundon në fund të gushtit sipas zyrtarëve të Komisionit Europian, pavarësisht zotimit të saj mbi politikat e kursimit. Kreditorët deklaruan se Greqia do të mbetet nën mbikëqyrje për t’u siguruar që ajo do të arrijë objektivat ambicioze të buxhetit deri në vitin 2022.

“Greqia tani është në gjendje të qëndrojë në dy këmbët e veta, por kjo nuk do të thotë se duhet të qëndrojë vetëm. Epoka e reformës nuk ka përfunduar”, tha komisioneri për Çështjeve Ekonomike dhe Financiare të BE-së, Pierre Moscovici.

Më tej, Komisioni tha se nuk është ende e qartë nëse inspektimeve do t’i bashkohet edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, përcjell Scan.tv. Greqia ka mbijetuar në programet ndërkombëtare të shpëtimit që nga viti 2010, por masat e shkurtimit të kostove kanë dobësuar rëndë ekonominë e saj dhe kanë lënë vendin me nivele të larta të borxhit për të shlyer.

Ndërsa nuk përcaktuan kohëzgjatjen e mbikëqyrjes së Greqisë, sipas ‘The Washington Post’, zyrtarët e BE-së thanë se monitorimit i rregullt i buxhetit do të kryhet derisa 75% e borxhit të shpëtimit të jenë shlyer.

“Vëzhgimi është atje për të ndihmuar Greqinë të ndërtojë besimin me tregjet, investitorët dhe kompanitë. Të gjithë duan stabilitet dhe parashikueshmëri”, tha zëvendëspresidenti i Komisionit, Valdis Dombrovskis.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco