Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

 Ftesa për NATO, 15 qytete maqedonase në festë

Ftesa për NATO, 15 qytete maqedonase në festë

10:46, 14/07/2018
A+ Aa A-

Sot në 15 qytete të Maqedonisë do të ketë festë të madhe për shkak të marrjes së ftesës për t’u bërë anëtarja e 30-të e NATO-s.

Kështu ka paralajmëruar kryeministri Zoran Zaev, më 12 korrik, zyrtarisht ka marrë ftesën për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO. Zaev përpara gazetarëve tha se është ditë historike për Maqedoninë por edhe si ftesë që garanton të ardhme më të mirë për qytetarët e Maqedonisë.

Sipas Zaevit, Maqedonia me anëtarësimin në NATO bëhet më e sigurt dhe bashkë me NATO-n bëhet pjesë e mekanizmit ndërkombëtar për të luftuar kërcënimet globale siç janë terrorizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm.

”Vendosëm që muzikën ta sjellim tek qytetarët dhe jo qytetarët ti dërgojmë me autobusë që të festojnë. Liri është dhe gjithsesi secili ka të drejtë të ketë qëndrimin e tij. Festa organizohet me vendim të Qeverisë, koncepti nënkupton decentralizim, muzikë kualitative dhe e llojllojshme në shumë qytete.

Programi është i shkëlqyeshëm dhe kulturor, i gjithë programi është si dy shfaqje teatrale që shteti i financon. Shpenzimet janë nga shteti. Maqedonia është vend i lirë dhe secili qytetar vendos dhe do të vendos për qëndrimin personal. Opozita duhet ta mbështesë ardhmërinë e vendit”, ka thënë ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco