Gjermania rekomandon: Të hapen negociatat me Maqedoninë

Gjermania rekomandon: Të hapen negociatat me Maqedoninë

19:39, 22/06/2018
A+ Aa A-

Kur Bundestagu gjerman ka vendosur 10 kushte të reja për Shqipërinë, e kundërta ndodh me Maqedoninë.

Bundestagu rekomandon që BE të hapë negociatat me Maqedoninë, për anëtarësimin në BE.

Lajmi është bërë i ditur nga Dojçe Vele në gjuhën maqedonase.

Qeveria gjermane vlerëson se bilanci reformuese i qeverisë së Maqedonisë është në favor të fillimit të negociatave për anëtarësim në BE në Samitin e ardhshëm të Unionit javën e ardhshme.

‘Miratimi (caktimi i datës për fillim të negociatave) do të jetë sinjal i vërtetë pozitiv për Qeverinë e Maqedonisë, e cila në mënyrë të fokusuar e ndjek zhvillimin reformues kundrejt presionit politik prej brenda dhe jashtë.

Megjithatë, kushtëzimi duhet të mbahet”, theksohet në letrën që e ka bërë publike Dojçe Vele në gjuhën maqedonase.

Në pjesën e kushteve të cilat Maqedonia duhet t’i përmbush para se t’i hap negociatat theksohen: hapa qartë të dukshëm për kthimin e pavarësisë të gjyqësisë, përpjekje të mëtejshëm për reforma në administratën publike, për shembull në pjesën e politikës kuadrovike, si dhe dhënie prioritet luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Qeveria gjermane në rekomandimet bën edhe dallim të qartë mes Maqedonisë dhe Shqipërisë.

Për Tiranën rekomandohet kushtëzim i negociatave madje pasi të zbatojnë një sërë reformash.

Mbështetja për Maqedoninë sot ka ardhur edhe nga grupi më i madh i deputetëve në parlamentin gjerman CDU/CSU e kancelares Angela Merkel si dhe nga partneri i tyre i koalicionit-Socialdemokratët (SPD).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco