Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Rama arreston drejtorët e Veliajt

A u mbyll kriza greke, çfarë u arrit në marrëveshjen me Eurogrupin

A u mbyll kriza greke, çfarë u arrit në marrëveshjen me Eurogrupin

11:48, 22/06/2018
A+ Aa A-

Pas disa orësh negociata, zyrtarët grekë dhe përfaqësues të kreditorëve ndërkombëtarë arritën një marrëveshje për sigurimin e qëndrueshmërisë së borxhit.

Sipas marrëveshjes Greqia do të marrë edhe një këst kredie prej 15 miliardë eurosh, nga të cilat 3.3 miliard do të përdoren për të paguar një pjesë të borxhit që i ka Bankës Qendrore Europiane dhe FMN, thanë zyrtarët europianë.

“Kriza greke përfundon sonte këtu. Më në fund do t’i japim fund kësaj rruge, e cila ka qenë e gjatë dhe e vështirë. Ky është moment historik”, ka thënë Komisioneri i Bashkimit Evropian për Çështje Ekonomike, Pierre Moscovici.

Sipas marrëveshjes, Greqia mund të vonojë shlyerjen e miliarda eurove kredi për 10 vjet të tjera.

Në tetë vjetët e fundit, Greqia ka pranuar 275 miliardë euro mbështetje financiare nga BE-ja.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco