Zjarri u mori jeten tre fëmijëve, prindërit dyshojnë se….

Zjarri u mori jeten tre fëmijëve, prindërit dyshojnë se….

10:55, 22/06/2018

Në Veles sot është shpallur ditë zie për shkak tragjedisë që ndodhi dy ditë më parë, në të cilën tre fëmijë u dogjën nga një shpërthim i zjarri në shtëpinë e tyre.

Këshilli i Velesit mori një vendim për ndihmën e njëhershme financiare në vlerë prej 100 mijë denarë për familjen dhe së bashku me Qendrën për Mirëqenie Sociale organizojnë funeralin e fëmijëve të vdekur në mënyrë tragjike.

Prindërit e tre fëmijëve, Marina Antonievska dhe Nikolla Davçevski, në një deklaratë për “TV 24”, dyshojnë se zjarri ishte ndezur me qëllim. Zyra e prokurorit po heton rastin, ndërsa nga policia e Velesit thonë se ato kanë gjurmë që ende nuk janë të analizuar.

“Ka shenja, janë mbledhur disa dëshmi, do të bëhen analiza. Gjithçka çka do të mbledhim do t’i analizojmë do t’i përdorim për konfirmim ndaj kryerësve të veprës penale”, thotë zëdhënësi i SPB Veles, Verolub Dodovski. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment