FOTO/ 'Qyteti i binjakëve' jo larg Shqipërisë, aty ku si çift mund t'ju trokasë fati

FOTO/ 'Qyteti i binjakëve' jo larg Shqipërisë, aty ku si çift mund t'ju trokasë fati

09:22, 21/06/2018
A+ Aa A-

Numri foshnjave binjake në Buzhim ka shënuar rritje edhe në vitet pas luftës. Buzhim tanimë në popull njihet si "qyteti i binjakëve", ndërsa gati në çdo shkollë mund të hasen vëllezër e motra binjakë.

Reputacioni i qytetit modest në Bosnjë dhe Hercegovinë, Buzhim, me një popullsi prej 20 mijë banorësh, tejkalon kufijtë e vendit pasi gati në çdo shkollë dhe lagje mund të shihen vëllezër e motra binjakë.

Në këtë qytet të vogël, ku edhe gjatë luftës së Bosnjës mes viteve 1992 dhe 1995 kanë lindur 21 foshnja binjake, sot gjenden mbi 150 binjakë.

Nexhip Vuçelj, i cili gjatë viteve të luftës kishte foshnja binjake, rastësisht ka vërejtur karakterin e jashtëzakonshëm të këtij vendi pasi ka kërkuar të huazojë karrocë fëmijësh.

Numri foshnjave binjake në Buzhim ka shënuar rritje edhe në vitet pas luftës. Buzhim tanimë në popull njihet si "qyteti i binjakëve", ndërsa gati në çdo shkollë mund të hasen vëllezër e motra binjakë.

Ndërkaq, fakti që edhe disa persona që me origjinë nuk janë nga Buzhimi, por janë martuar me femrat e këtij qyteti dhe kanë pasur foshnja binjakë ka nxitur thashetheme se "Mrekullia qëndron te gratë e Buzhimit". Disa të tjerë këtë dukuri e lidhin me ajrin dhe ujin e Buzhimit.

- Legjenda e "Grave të Buzhimit"

    Fenomeni ende nuk ka marrë ndonjë përgjigje shekncore, ndërsa besohet se gratë e Buzhimit kanë një karakteristikë gjenetike të veçantë.

    Nexhip Vuçelj për Anadolu Agency (AA) foli për zbulimin e tij që reputacionin e qytetit e çoi jashtë kufijve të vendit.

    "Dëshiroja t'i nxjerrë jashtë fëmijët e mi për t'i shëtitur. Nga një shok i imi që ka binjakë kërkova karrocë fëmijësh. Ai më tha se karrocën ia ka dhënë një shoku tjetër. Ndërsa kur shkova te ky shoku i atij që ka binjakë, edhe ai ma dha të njëjtën përgjigje. Kur shkova te i treti person dhe mora përgjigjen e njëjtë, vërejta se në Buzhim ka shumë binjakë, e pastaj fillova të hetoj këtë çështje", tha Vuçelj, duke shtuar se binjakët e tij kanë lindur në vitin 1994, në kohën kur vazhdonte lufta në vend.

    Si rezultat i hulumtimeve të bëra, ai thekson se ka vënë në pah se gjatë luftës në Buzhim kanë lindur 21 foshnja binjake, ndërsa theksoi se sot në qytet gjenden mbi 150 binjakë.

    - "Ata që dëshirojnë të kenë binjakë duhet të martohen nga Buzhimi"

    Vuçelj më tej tregon se në Facebook ka krijuar një faqe me emrin "Buzhimi, qytet i binjakëve" dhe i bashkon binjakët e këtij qyteti.

    Ai thotë se ashtu sikurse vetë, edhe një shok i tij ka ardhur në Buzhim nga një vend tjetër dhe pasi është martuar me një grua nga Buzhimi, ka pasur binjakë.

    "Kjo me të vërtetë është shumë interesante dhe pazakontë. Njerëzit ndonjëherë thonë se kjo gjendje është për shkak të ajrit dhe ujit të Buzhimit. Rezultati të cilën unë e kam arritur është se janë gratë e Buzhimit. Ata që dëshirojnë të kenë binjakë duhet të martohen nga Buzhimi", tha Vuçelj.

    Vuçelj pohon se Buzhimi është qyteti që ka më së shumti binjakë në raport me popullsinë e qytetit.

    Ai gjithashtu tha se vazhdojnë punimet e tij që Buzhimi edhe zyrtarisht të pranohet si "qyteti i binjakëve" dhe potencoi se pret mbështetje nga komuna në këtë drejtim, ndërsa potencoi se në vazhdim janë edhe punimet për një "shoqatë binjakësh".

    - "Në lagjen tonë jetojnë 10 binjakë"

    Edhe Kemal Dizdareviç, babai i vëllezërve binjakë katër vjeçar, Haris dhe Amir, theksoi se Buzhimi tanimë është vend i njohur me binjakë, duke shtuar se edhe në familjet e tij dhe bashkëshortes së tij ka binjakë.

    Ai tërhoqi vëmendjen se vetëm në lagjen ku jeton ai gjenden dhjetë binjakë.

    Ndërkaq, 14 vjeçari Davud Çatiç, i cili ka një motër binjake me emrin Sara, tha se edhe gjyshja dhe fqinjët e tyre kanë vëllezër ose motra binjakë.

    Ai thotë se pëlqen të kalojë kohë me motrën binjake.

    "Pothuajse gjithçka bëjmë së bashku. Në shkollë jemi në të njëjtën klasë. Së bashku shkojmë në Tekuando, folklor dhe mësojmë Kur'anin", tha Çatiç.


     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco