Zaev para parlamentit, marrëveshja me Greqinë do miratohet edhe nga qytetarët

Zaev para parlamentit, marrëveshja me Greqinë do miratohet edhe nga qytetarët

12:41, 20/06/2018
A+ Aa A-

Kryeministri Zoran Zaev në fjalimin e tij në seancën në Kuvend për ratifikimin e marrëveshjes me Greqinë tha se qytetarët do ta sjellin vendimin përfundimtar për çështjen e emrit.

“Para tre ditëve nënshkruam dokument për t’i dhënë fund çështjes tre dekadëshe. Kemi nënshkruar fillimin e fundit të paqartësive. Zgjidhje e dinjitetshme për të dyja palët. Gjuha dhe identiteti nuk do të shkelen nga marrëveshja”, tha Zaev.

Ai kërkoi mbështetje nga deputetët duke thënë se kjo është një ditë e madhe për Maqedoninë. “Kjo ditë e bën të qartë se do të marrim datë për fillimin e bisedimeve me BE-në”, tha Zaev.

Në seancën e sotme për ratifikimin e marrëveshjes, deputetët e OBRM-PDUKM-së nuk marrin pjesë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco