Tani jemi gati të hapim negociatat për Maqedoninë

Tani jemi gati të hapim negociatat për Maqedoninë

14:01, 18/06/2018
A+ Aa A-

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e jashtme e Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva ka thënë se pas marrëveshjes së arritur për emrin Maqedoni Veriore, Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të BE, i kryesuar nga ajo, në fillim të javës së ardhshme mund të japë dritën e gjelbër për hapjen e negociatave të pranimit me Shkupin.

“Tema e zgjerimit do të diskutohet në mbledhjen e Këshillit. Nëse Këshilli jep dritën e gjelbër, vendimi mund të konfirmohet në një mbledhje të Këshillit Evropian më 29 qershor dhe 30 qershor”, ka thënë Zaharieva në një intervistë për televizionin bullgar NOVA TV, përcjell albinfo.ch.

Ajo thotë se entuziazmi për zgjerimin midis disa anëtarëve nuk është i madh, por theksoi se Maqedonia meriton dhe se duhet t’i jepet një perspektivë e qartë.

Zaharieva përsëriti se interesi kombëtar i Bullgarisë është një Maqedoni e qëndrueshëm dhe e drejtuar kah anëtarësimi në NATO dhe në BE.

Kreu i diplomacisë bullgare beson se marrëveshja mes Maqedonisë dhe Greqisë nuk do të cenojë në asnjë mënyrë zbatimin e marrëveshjes për fqinjësi të mirë midis Sofjes dhe Shkupit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco