VIDEO/ Nënshkruhet marrëveshja Shkup - Athinë për emrin 'Republika e Maqedonisë së Veriut'

VIDEO/ Nënshkruhet marrëveshja Shkup - Athinë për emrin 'Republika e Maqedonisë së Veriut'

10:48, 17/06/2018
A+ Aa A-

Eshte nënshkruar nga dy Ministrat e Jashtëm të Greqisë dhe Maqedonisë marrëveshje për emrin e arritur në mes të dy qeverive: Republika e Maqedonisë së Veriut

Kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras ka mbajtur fjalim në cereomininë e nënshkrimit të marrëveshjes për emrin, nga ana greke e Prespës. “Duam të bëjmë një hap për të harruar plagët e të kaluarës, jo vetëm për vendet tona por edhe për Evropës për të shkuar përpara për një ardhmëri më të mirë. Kjo do vë themelet e një epoke të re.

Unë me Zaevin vendosëm të tejkalojmë vështirësitë. Dua të falënderoj OKB dhe Nimicit që 25 vite përpiqet të zgjidh çështjen. Nuk mund të ndodhte në një moment më të mirë, sepse sot është ditëlindja e Nimicit”, ka deklararar ndër të tjera Cipras.

Ai ka kërkuar nga qytetarët që të lexojnë marrëveshjen pa paragjykime. Ai ka garantuar është një marrëveshje patriotike në të cilën shihet fryma patriotike e dy palëve.

“Marrëveshje për popullin. Për përmirësimin e jetëve të qytetarëve. Marrëveshje e shoqërisë. Kemi detyrë historike ta vazhdojmë këtë rrugë dhe jam i bindur dhe optimist se do ta bëjmë këtë dhe do të jemi shembull i rajonit dhe botës për miqësi” tha Cipras.

Sipas tij, kjo është një miqësi e cila nuk torturohet nga e kaluara.

“Para neve kemi sfida të reja. Dhe për tu përballur me to duhet të kemi një rrugë të përbashkët evropiane” tha Cipras.

Nimic, Mogherini, Hahn dhe Gutierres, dëshmitarë të nënshkrimit të marrëveshjes për emrin

Ndërmjetësuesi i OKB-së për çështjen e emrit, Methju Nimic, përfaqësuesja e Lartë e  Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri Federika Mogerini, eurokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han dhe Rozmari Di Karlo, zëvendësja e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Gutierres, janë dëshmitarë të nënshkrimit të marrëveshjes për çështjen e emrit.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    iliri17/06/2018 12:20

    Greket dhe Bullgaret vendosin emrin a nje republike artificiale ne trojet shqiptare !

    Shto koment

    Denonco