Dimitrov pas takimit të shkurtër  me Ivanov. Jemi të gatshëm të marrim përgjegjësi

Dimitrov pas takimit të shkurtër me Ivanov. Jemi të gatshëm të marrim përgjegjësi

14:10, 13/06/2018
A+ Aa A-

Shefi i diplomacisë, Nikolla Dimitrov deklaroi në intervistë për “Deutsche Ëelle” pas takimit skandaloz me kryetarin Gjorge Ivanov, thotë se askush nuk ka të drejtë të pengojë zgjidhjen e qytetarëve.

Vendimi i kryetarit Ivanov për të ndalë takimin në mes kryeministrin Zaev dhe shefit të diplomacisë, Dimitrov ku duhej të informohej për përmbajtjen e marrëveshjes me Greqinë, sipas ministrit Dimitrov nuk do të pengojë në zgjidhjen e çështjes së emrit.

“Në momente kyçe të shtetit, të gjithë bartim përgjegjësi historike. Dhamë gjithçka nga vetja për të krijuar mundësi që qytetarët të fitojnë të drejtën e zgjidhjes. Pa dallim të çmimit politik, jemi të gatshëm të marrim përgjegjësi. Askush nuk ka të drejtë të pengojë këtë zgjidhje. Askush nuk ka të drejtë të vendosë në emër të qytetarëve. Do të realizohet edhe kundrejt Ivanovit” tha Dimitrov për DW.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco