3 mijë euro gjobë për pronarin që u vonon rrogat, punonjësve

3 mijë euro gjobë për pronarin që u vonon rrogat, punonjësve

09:21, 26/05/2018
A+ Aa A-

Nuk keni marr rrogën dy muaj? Nuk u ec sigurimi shëndetësor, ndërsa ende keni marrëveshje pune? Ja se si do të ndëshkoni punëdhënësin i cili nuk i përmbahet kohës për dhënien e detyrimeve punëtorëve në Maqedoni.

Në Ligjin për marrëdhënie pune vërtetohet se rroga duhet të paguhet në periudhë jo më të gjatë se një muaj. Sipas të njëjtin ligj, rroga duhet të paguhet më së voni 15 ditë pas kalimit të periudhës pagesore. Për shembull, pagën e muajit prill duhet ta merrni patjetër deri më 15 maj, njofton KOHA. Nëse dita e pagesës është ditë e lirë, rroga duhet të paguhet më së voni ditën e ardhshme të punës.

Secili punëdhënës është i detyruar me shkrim t'i njoftojë punëtorët për ditën e pagesës dhe për çdo ndryshim të mos pagesës.

Në lig thuhet se punëtori ka të drejtë rroge, në pajtueshmëri me ligj, marrëveshje kolektive dhe marrëveshje për punësim.

Punëdhënësi mund t'i paguajë rrogë të 13-të punëtorit nëse ka mundësi ta bëj atë.

Nëse në afatet ligjore punëdhënësi nuk ka dhënërrogë, dhe nuk ka paguar të hyrat sipas Ligjit, ai do të ballafaqohet me dënim prej 2 deri 3 mijë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco