Fqinji me Shqipërinë masa drastike ndaj punëdhënësve/ Gjobë 3 mijë euro nëse i vonin punonjësit rrogën

Fqinji me Shqipërinë masa drastike ndaj punëdhënësve/ Gjobë 3 mijë euro nëse i vonin punonjësit rrogën

22:31, 25/05/2018
A+ Aa A-

Nuk keni marr rrogën dy muaj? Nuk u janë paguar sigurimet shëndetësore, ndërsa ende keni marrëveshje pune? Ja se si do të ndëshkoni punëdhënësin i cili nuk i përmbahet kohës për plotësimin e obligimeve ndaj punëtorëve.

Maqedonia ka vendosur që në Ligjin për marrëdhënie pune vërtetohet se rroga duhet të paguhet në periudhë jo më të gjatë se një muaj. Sipas të njëjtin ligj, rroga duhet të paguhet më së voni 15 ditë pas kalimit të periudhës pagesore. Për shembull, pagën e muajit prill duhet ta merrni patjetër deri më 15 maj. Nëse dita e pagesës është ditë e lirë, rroga duhet të paguhet ditën e ardhshme të punës.

Secili punëdhënës është i obliguar me shkrim ti njoftoj punëtorët për ditën e pagesës dhe për çdo ndryshim të mos pagesës. Në ligj potencohet se punëtori ka të drejtë rroge, në pajtueshmëri me ligj, marrëveshje kolektive dhe marrëveshje për punësim.

Punëdhënësi mund ti paguaj rrogë të 13-të punëtorit nëse ka mundësi ta bëj atë. Prapë se prapë, nëse në afatet ligjore punëdhënësi nuk ka lëshuar rrogë, dhe nuk ka paguar të hyrat sipas Ligjit, ai do të ballafaqohet me dënim prej 2 deri 3 mijë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco