Greqi, makina godet njerëzit në stacion, një vdes, tre plagosen

Greqi, makina godet njerëzit në stacion, një vdes, tre plagosen

12:03, 24/05/2018
A+ Aa A-

Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur në një aksident automobilistik që ndodhi në Athinë, në orët e para të së enjtes.

Një autoveturë u përplas me njerëzit që po prisnin në stacionin e autobusit.

Ngjarja ndodhi në zonën Metamorfosi, në orën 08:20.

Sipas vlerësimeve të para aksidenti ndodhi për shkak se drejtuesi i mjetit humbi kontrollin. Sipas dëshmitarëve okularë,  mjeti i tij u godit fillimisht nga një makinë tjetër. Përndryshe duket qartë goditja në portën e përparme të krahut të majtë.

Një burrë i moshës 65 humbi jetën, ndërsa tre të plagosurit, mes të cilëve edhe vajza 9 vjeçare e drejtuesit të mjetit u dërguan në spital dhe raportohet se gjendja e tyre nuk paraqet rrezik për jetën.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco