Emri i Maqedonisë, Shkupi i qëndron varianit tw ‘Ilindenit’, Kotzias: Kam vullnetin që të gjej zgjidhje

Emri i Maqedonisë, Shkupi i qëndron varianit tw ‘Ilindenit’, Kotzias: Kam vullnetin që të gjej zgjidhje

11:49, 24/05/2018
A+ Aa A-

Greqia do të ulet në tryezën e dialogut me dëshirën konkrete për arritjen e zgjidhjes në çështjen e emrit të FYROM, ka deklaruar ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias.

Pak orë para takimit të ri me homologun e vet maqedonas në Njur Jork, Kotzias i ka bërë thirrje Shkupit që të tregojë një prirje për realizëm dhe kompromis.

“Unë nuk jam as optimist, as pesimist, por kam vullnetin që të gjej zgjidhje. Dhe duhet që edhe pala tjetër të ketë realizmin dhe pragmatizmin për të gjetur zgjidhje. Zgjidhjet janë zgjidhje kompromisi. E di që shumë forca në të dy vendet do të donin lidhje sipas dëshirave respektive, mirëpo në marrëdhëniet ndërkombëtare nuk ekzistojnë zgjidhje të tilla”, tha Kotzias.

Ministri i jashtëm grek do të takohet sot në Nju Jork me homologun e tij maqedonas, Nikolla Dimitrov, në prani të të dërguarit të posaçëm të OKB-së, Matthew Nimetz. Kotzias e la të hapur mundësinë që la të hapur mundësinë që raundi i ri i negociatave të mbyllet brenda ditës dhe të mos vazhdojë edhe të premten siç ishte paralajmëruar.

I pyetur mbi deklaratën e Shkupit se tashmë negociatat kanë kaluar në stadin përfundimtar, Kotzias tha se pala tjetër “nuk ka veçse ta tregojë këtë”.

Ministri i jashtëm grek shpjegoi se negociatat e tanishme janë ndarë në dy pjesë. E para dhe më kryesorja ka të bëjë me çështjet tërësisht politike dhe përfshin bisedimet e dy ministrave të jashtëm në praninë e të dërguarit Nemetz.

Pjesa e dytë lidhet me tekstin e marrëveshjes përfundimtare dhe listën e çështjeve juridike. Këto detaje teknike diskutohen në një raund paralel negociatash që zhvillohen në nivel ekspertësh.

Javët e kaluara kryeministrat e dy vendeve në një takimi kokë më kokë  për herë të parë arritën në një farë zgjidhje e cila do të ishte e pranueshme për dy palët, por megjithatë dy ditë më pas kabineti i Tspiras e hodhi poshtë atë me pretekstin se kërkoni një emër me përcaktues kohor apo gjeografik.

Nga ana tjetër Qeveria e Maqedonisë mbrëmë doli me qëndrim se ajo mbetet në versionin e fundit atë ‘Republika Maqedonisë së Ilindenit’ dhe se ky propozim i plotëson kushtet e përcaktimit kohor dhe gjeografik.

‘Republika Maqedonisë së Ilindenit’ është emër me përcaktim kohor i cili thirret në data konkrete të kaluarës dhe është mundësi reale për kompromis të mundshëm që pajtohen dy palët. Presim që propozimi të jetë i kuptueshëm dhe të ketë përkrahje më të gjerë në Athinë”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.

 

“Me këtë emër, bëjmë dallimin e komplet rajonit të Maqedonisë në Greqi. Dallim në cilin do aspekt. Kryengritja e Ilindenit është lufta e popullit tonë multietnik për të drejta sociale dhe liri. Dhe nuk ka aspirata territoriale kundrejt asnjë vendi fqinj, përfshi edhe Greqinë. Kjo është e njëjta luftë edhe në vitin 1903 edhe në 1944”, thuhet më tej në kumtesën e Qeverisë.

Sipas mediave greke ky takim i Dimitrovit dhe Kotzias me mediatorin Nimic është i rëndësishëm dhe kyç për zhvillimin e mëtutjeshëm të bisedimeve.

Nova Makedonija” dhe “Gorna Makedonija” janë variante të mundshme për zgjidhjen, të cilat ishin opsione që në fillim të bisedimeve mes dy qeverive.

 
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco