Vizita na Beograd, Xhaferi mesazh bashkëpunimi me Serbinë

Vizita na Beograd, Xhaferi mesazh bashkëpunimi me Serbinë

15:30, 23/05/2018

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, tha sot me rastin e vizitës në Beograd, se ka udhëtuar me porosinë për dialog dhe bashkëpunim, dhe se është një përshtypje e gabuar se Shkupi po neglizhon bashkëpunimin me Serbinë.

Në deklaratën e tij për median serbe, Xhaferi kujtoi se Maqedonia dhe Serbia në procesin e Berlinit ranë dakord të zgjidhin problemet e mundshme dhe mosmarrëveshjet me dialogun.

Ai vlerëson se marrëdhëniet mes Maqedonisë dhe Serbisë janë korrekte, miqësore, por që ka hapësirë për thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat.

Në konstatimin se perceptohet se qeveria e re në Shkup nuk është më pozitivja në raport me Beogradin, Xhaferi tha se autoritetet e Maqedonisë, në politikën e jashtme, dhanë një kontribut të madh në procesin e integrimit evropian, veçanërisht në raport me Bullgarinë dhe Greqinë, dy vende me të cilat deri më tani Shkupi ka pasur probleme në rrugën e tij evropiane.

“Për këtë mund të krijohet përshtypja se ne po e shpërfillim bashkëpunimin me Serbinë”, shtoi ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment