Përplasje mes pozitës dhe opozitës në Greqi për emrin e Maqedonisë

Përplasje mes pozitës dhe opozitës në Greqi për emrin e Maqedonisë

09:21, 23/05/2018

Opozita greke ka reaguar pas deklaratës së Ministrit të Mbrojtjes, Panos Kamennos,  i cili tha se nuk do të votojë për asnjë emër që përmban fjalën “Maqedoni”.

Kryetar i “Grekëve të Pavarur”, Panos Kamennos, që janë aleatë të kryeministrit Tsipras në qeveri, ka theksuar gjithashtu se nuk do të ketë asnjë lloj marrëveshjeje në rast se Shkupi nuk realizon ndryshimet në Kushtetutë siç kërkon pala greke.

“Qeveria ka një problem të madh. Ndërsa po zhvillohen negociatat Athinë-Shkup dhe ministri i jashtëm ndodhet në Uashington dhe Nju Jork për të negociuar, ministri i mbrojtjes rezulton ta minojë përpjekjen e qeverisë. Është një problem madhor që ka qeveria dhe që duhet ta zgjidhë”, ka thënë Jorgos Koumoutsakos, Ministër i Jashtëm në hije i Demokracisë së Re të opozitës.

Qeveria aktuale greke ka një maxhorancë mjaft të brishtë, vetëm 153 deputetë, 9 prej të cilëve u takojnë Grekëve të Pavarur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment