U akzua për mitmarrje, Zoran Zaev shfajësohet me vendim gjykate

U akzua për mitmarrje, Zoran Zaev shfajësohet me vendim gjykate

13:17, 21/05/2018
A+ Aa A-

Kryeministri Zoran Zaev i cili ishte i akuzuar se ka kërkuar ryshfet nga biznesmeni nga Strumica, është liruar nga aktakuza, transmeton Portalb.mk.

Kjo u tha në aktvendimin e sotëm në Gjykatën Penale në seancën e Këshillit Gjyqësor për rastin e deritanishëm  “Ryshfet”.

Pas aktvendimit Zaev deklaroi se e ka pritur aktvendimin lirues sepse vepra është rikualifikuar, ndërsa mbrojtja ka dëshmuar se nuk ka pasur qëllim për ryshfet.

Megjithatë, ai tha se stresin që e ka ndjerë është diçka që është e natyrshme në situatë të tillë.

Ai është i kënaqur nga aktvendimi, që sipas tij, tregon edhe për lirimin e gjyqësorit nga presionet që i ka pasur në të kaluarën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco