VIDEO/ Dhunohet kryebashkiaku! Grushta dhe shkelma mbi numrin 1 të qytetit

VIDEO/ Dhunohet kryebashkiaku! Grushta dhe shkelma mbi numrin 1 të qytetit

16:41, 20/05/2018
A+ Aa A-

Gjatë festimeve të një përvjetori në qendër te qytetit të Selanikut është dhunuar kryebashkiaku Janis Butaris.

Mijëra qytetarë kanë marrë pjesë në ceremoninë e përvjetorit të Genocidit të Pontëve, popullsisë ortodokse me prejardhje greke, e cila u dëbua me dhunë nga trojet e saj në Azinë e Vogël, prej turqve, dhe ku si pasojë gjetën vdekjen rreth 340 mijë persona.

Butaris ka mbërritur për të ndjekur si gjithë qytetarët pjesë nga ceremonia kur disa persona të panjohur e kanë dhunuar duke e qëlluar me mjete të forta, me grushte e shkelma, duke e shtyrë dhe duke hedhur drejt tij sharje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco