Korrupsioni i kryeministrave, nesër Zaevi dhe pas tij Gruevski në gjyq

Korrupsioni i kryeministrave, nesër Zaevi dhe pas tij Gruevski në gjyq

14:49, 20/05/2018
A+ Aa A-

Gjykata Penale në Shkup të hënën do të marrë vendim për dosjen “Ryshfeti” në të cilën i akuzuar është kryeministri Zoran Zaev, ndërsa dy ditë më vonë, të mërkurën, do të merret vendimi për dosjen “Tanku” ku i akuzuar është ish-kryeministri Nikolla Gruevski.

Në seancën e kaluar për dosjen “Ryshfeti” prokurorja Valentina Bislimovska kërkoi ndërrimin e aktakuzës dhe në vend të marrjes së ryshfetit, i akuzuari të gjykohet për kërkim të ryshfetit, përcjell Telegrafi Maqedoni. Prokurorja kërkoi që për këtë vepër penale gjykata ta dënojë Zaevin, ndërsa ligji parasheh burg prej një deri pesë vite.

Kryeministri Zaev akuzohet se në kohën kur ka qenë kryetar i Komunës së Strumicës ka kërkuar ryshfet prej 160 mijë eurove nga biznesmen i Strumicës Ivan Nikollov Saçevalliev.

Ndërsa në dosjen “Tanku” pas fjalëve përfundimtare pritet që të merret vendimi për të akuzuarit Nikolla Gruevski dhe Gjoko Popovski, të cilët nëse dënohet duhet të paguajnë edhe gjobën gjyqësore në vlerë prej 313.160 mijë denarë.

Prokurori Gavril Bubeski kërkoi nga gjykata që gjatë shqiptimit të aktgjykimit të merr parasysh edhe rrethana rënduese për Gruevskin, pasi ai ka vepruar me mendim të drejtpërdrejtë kur ka qenë kryeministër dhe veprën e ka kryer me vetëdëshirë, me buxhetin e shtetit, ndërsa rrethanë lehtësuese gjendjen e tij familjare.

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski në fjalën përfundimtare tha se proceset gjyqësore ndaj tij janë politike dhe se ky gjykim është përndjekje politike ndaj tij dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Gruevski së bashku me Gordana Jankulloskën dhe Gjoko Popovskin akuzohen se në mënyrë joligjore me para të shtetit kanë blerë makinë luksoze “Mercedes”, në vlerë prej 600 mijë eurove.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku20/05/2018 15:48

Nuk ka dy pa të tretin. Në rajon.

Shto koment

Denonco