Athina zyrtare refuzon me takt propozimin për emrin e ri të Maqedonisë/ Tsipras bisedë me Pence…

Athina zyrtare refuzon me takt propozimin për emrin e ri të Maqedonisë/ Tsipras bisedë me Pence…

12:36, 20/05/2018
A+ Aa A-

Athina zyrtare ka refuzuar propozimin e Shkupit që vendi fqinj të quhet Republika e Maqedonisë së Ilindenit.

Por, qeveria greke vlerëson si hap pozitiv faktin që Shkupi pranon për herë të parë zgjidhjen me një emër që do të përdoret jo vetëm në raportet ndërkombëtare, por edhe brenda vendit.

Të shtunën, kryeministri Aleksis Tsipras komunikoi personalisht me gjithë liderët e partive opozitare për t’i njohur me propozimin e Shkupit.

Por e gjithë opozita, në bllok, e refuzoi këtë propozim.

Tsipras pati një bisedë telefonike edhe me nënpresidentin amerikan, Mike Pence.

Të dy bashkëbiseduesit “ndanë mendimin që të dy palët kanë një shans historik për të zgjidhur këtë çështje”, thuhet në njoftimin përkatës të Shtëpisë së Bardhë.

“Nënpresidenti inkurajoi kryeministrin Tsipras të vazhdojë bashkëpunimin me kryeministrin Zaev për një zgjidhje reciprokisht të pranueshme. Zgjidhja e kësaj çështjeje do të promovojë stabilitetin dhe paqen në rajon”, përfundon njoftimi i Shtëpisë së Bardhë.

Pas këtij komunikimi telefonik, selia kryeministrore greke nxorri një deklaratë për shtyp, ku, pa u përmendur propozimi për Maqedoninë e Ilindenit, lihej të kuptoj se ishte refuzuar me takt.

“Përshëndesim pranimin nga ana e FYROM se zgjidhja e çështjes së emrit nuk mund të arrihet pa sanksionimin e një emri “erga omnes”, domethënë për t’u përdorur ndaj të gjitha palëve.

Inkurajojmë fqinjët tanë të vazhdojmë bashkarisht punën për gjetjen e një emërtimi me referencë gjeografike apo kohore, pikërisht ashtu si parashikon edhe paketa e propozimeve e paraqitur nga i dërguari i posaçëm, Mattheë Nimetz”, thuhet në deklaratën e qeverisë greke.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco