'Republika Ilinditase e Maqedonisë'?! Cipras i Greqisë thotë Jo!

'Republika Ilinditase e Maqedonisë'?! Cipras i Greqisë thotë Jo!

10:30, 20/05/2018
A+ Aa A-

Qeveria e Greqisë ka refuzuar propozimin “Republika Ilinditase e Maqedonisë”. Nga kabineti i kryeministrit Cipras, pas takimit që pati Zaev në Shkup me liderët partiak, kanë njoftuar se është për tu përshëndetur fakti që pala në Shkup ka pranuar se nuk mund të ketë zgjidhje “pa erga omnes”, gjegjësisht për të gjitha përdorimet. “Megjithatë, ne i inkurajojmë fqinjët tanë, të vazhdojmë të punojmë së bashku që të gjejmë zgjidhje të përbashkët me përcaktim gjeografik ose kohor, siç është propozuar nga ana e negociuesit Metju Nimic”, thuhet në njoftimin e kabinetit të Ciprasit, sipas INA.

Gjatë ditës, Cipras ka informuar liderët parlamentare dhe presidentin e Greqisë, për propozim emrin, por nuk mori përkrahje. Të gjithë liderët e opozitës e kanë refuzuar propozimin e ri duke thënë se me të “përforcohet irredentizmi”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

intelektuali20/05/2018 13:45

Maqedonia e Zaevit: ILINDITASE apo ILINDENASE? sepse: Na bete carap dhe na plaset shpirtin me keto llogje gjuhesore te Kohes se Qepes te Sulltanit.

Shto koment

Denonco