Lajmi i fundit

LIVE/ Afera 5D/ Policia nis arrestimet e protestuesve, ndërkombëtarët amnistojnë Veliajn - Flet Petrit Vasili

Drashkoviç: Kosovën e kemi humbur, serbët nuk po i njohin faktet

Drashkoviç: Kosovën e kemi humbur, serbët nuk po i njohin faktet

10:22, 20/05/2018
A+ Aa A-

Deklaratat në Samitin e Sofjes nga Aleksandar Vuçiç se dëshiron të zgjidhë problemin me Kosovën, po i përkrahin edhe oponentët e tij në Serbi.

Vuk Drashkoviç ish-ministër i jashtëm dhe tashmë lider i Lëvizjes për Ringjalljen Serbe, thotë se Vuçiçi po i paraqet qëndrimet reale për Kosovën.

Drashkoviç ka thënë se Kosova është e humbur, prandaj ka dalë kundër referendumit.

“Vuçiç na e kujton me kujdes, pasi e di edhe ai se Kosova është e humbur, kjo është një luftë që ne e kemi nënshkruar, pra nuk ka shtet të Serbisë në Kosovë. Vendosi edhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë se ky vendim nuk është në kundërshtim me Kartën e Kombeve të Bashkuara”, tha ai.

Drashkoviç ka theksuar se qëndrimi i tij kundër referendumit për Kosovën, është pasi serbët nuk po i njohin faktet dhe po e cilësojnë Kosovën pjesë të Serbisë.

“Unë mendoj se kjo duhet të shmanget, pasi njerëzit nuk e dinë aspak, pra nuk i njohin faktet. Pra njerëzit mendojnë se Kosova është pjesë integrale e Serbisë”, theksoi Drashkoviç.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco