Si u ekzekutua komandant Teli me 5 ushtarët e tij, akuzat ndaj Shërbimit Informativ Shqiptar

Si u ekzekutua komandant Teli me 5 ushtarët e tij, akuzat ndaj Shërbimit Informativ Shqiptar

08:27, 20/05/2018
A+ Aa A-

Masakra e Gazi Babës, e njohur me emrin “tradhëtia e madhe” vazhdon të jetë një enigmë që nuk është zbardhur as sot, afro 17 vjetë nga mesnata e 7 gushtit 2001, kur forcat speciale maqedone të famëkeqit Lube Boshkovski, masakruan Lefter Goxhajn, Pajtim Rocin, Ndriçim Koxhajn, Adem Hasanin, Arben Bajramin dhe Abaz Beqirin, njofton agjencia e lajmeve INA.

Komandant Teli kishte qenë tmerri i ushtrisë maqedone në betejat më të ashpra me trupat e UÇK-së, por ai ra në duart e tyre tre ditë pasi ishte firmosur armëpushimi i 4 gushtit dhe 6 ditë përpara se të firmosej marrëveshja e Ohrit, e cila do të ishte themeli i shtetit të ardhshëm të Maqedonisë. 

Autoritetet maqedone e cilësuan vrasjen e tij si suksesin më të madh të gjithë luftës me guerriljet shqiptare, madje nuk ngurruan ta etiketonin si një terrorist që kishte hyrë në Shkup për të sabotuar firmosjen e marrëveshjes së Ohrit një javë më pas. Për ekzekutimin e Komandant Telit dhe pesë ushtarëve të tij, menjëherë pas ngjarjes u akuzuan bashkëpunëtorë dhe agjentë të shërbimit sekret shqiptar(SHISH). 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

toni20/05/2018 19:39

por cka flitni pallavra maqedonase qe shish esht perfshi ne kete tradheti.kete tradheti e bene shoket e tij te ashtuquajturit komadante,qe ju premtuan liri dhe sukses ne jeten politike dhe ekonomike. Ne nje vend ku treten te sinqertet gezohen dhe ngadhnjehen tradhetaret.

Shto koment

Denonco