Maqedonia ndryshon emrin, ja si do të quhet tani

Maqedonia ndryshon emrin, ja si do të quhet tani

17:58, 19/05/2018
A+ Aa A-

Pas takimit të liderëve sot në klubin e deputetëve, kryeministri Zoran Zaev i shoqëruar nga kreu i BDI-së Ali Ahmeti, zv.kryeministrat Radmila Shekerinska dhe Bujar Osmani, ministri i jashtëm Nikolla Dimitrov dhe deputeti Artan Grubi kanë bërë të ditur qëndrimin e tyre lidhur me zgjidhjen e emrit si dhe propozimin e ri, shkruan Zhurnal.mk

Kryeministri Zaev ka thënë se propozimi i ri për emrin është Republika e Maqedonisë së Ilindenit ose në përkthim në gjuhën angleze si Republic of Ilinden Macedonia, duke shtuar se ky do jetë përdorimi i brendshëm dhe i jashtëm i emrit ndërsa gjuha do jetë gjuha maqedonase.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

shqiptar20/05/2018 08:19

Çfarë është pasur parasysh kur thuhet që gjuha e Maqedonisë së Ilindenit, qenka gjuha "maqedonase" ? Është fjala për gjuhën sllavo maqedonase apo shqiptaro-maqedonase ? Historikisht, Maqedonia e lashtë njihet si një territor i banuar nga fisi ilir i maqedonasve që nuk kanë pasur të njejtën gjuhë as me greqishten e as me gjuhët sllave. Më afër të së vërtetës historike për këtë shtet, ishte emërtimi "Ish republika jugosllave e Maqedonisë" duke pohuar shtetin e sajuar bullgaro sllav të Mesjetës.

Shto koment

Denonco