Dialogu me Prishtinën, Vuçiç: Nuk kam marrë “plan amerikan për Kosovën”

Dialogu me Prishtinën, Vuçiç: Nuk kam marrë “plan amerikan për Kosovën”

09:22, 17/05/2018
A+ Aa A-

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se nuk ka marrë kurrfarë “plani amerikan për zgjidhjen e mospajtimeve me Kosovën”, raportojnë mediat serbe.

Ai ka deklaruar se ka pranuar indikacione dhe principe, disa nga të cilat i ka quajtur të pranueshme, ndërsa të tjerat gjëra me të cilat nuk mund të pajtohet.

Duke folur nga Sofja, ku po merr pjesë në Samitin e Ballkanit Perëndimor, ai ka theksuar se Serbia kërkon kompromis që trajton interesat e serbëve që jetojnë në Kosovë.

Por ai ka shtuar se ky dakordësim do të duhej të përfshinte edhe legjitimimin e interesave të Serbisë, diçka të cilën shumë nuk e kuptojnë, sipas Vuçiq.

Presidenti serb ka mohuar të ketë pranuar ndonjë plan amerikan për zgjidhjen e mospajtimeve mes dy vendeve, pas raportimeve të mediave se Ëes Mitchell, ndihmëssekretar i Shtetit për Europë dhe Euroazi tashmë ia ka dorëzuar atij kornizën e zgjidhjes.

“Askush nuk po e kërcënon Serbinë apo mua. Ka pasur presion mbi Serbinë në pesë vjetët e fundit sepse perëndimi do pavarësinë e Kosovës. Ne jo”.

“A na obligon kjo gjë? Jo. A është pozicioni jonë i lehtë? Jo. Po të kisha marrë diçka me të cilën do të mund t’i dilja popullit përpara do ta kisha bërë këtë gjë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco