Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para bashkisë së Tiranës

Shkatërrohet një grup kriminal në Maqedoni

Shkatërrohet një grup kriminal në Maqedoni

21:47, 16/05/2018
A+ Aa A-

Policia e Maqedonisë në koordinim me Prokurorinë Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe policisë serbe ka realizuar rast në të cilin është identifikuar dhe shkatërruar grupi i organizuar kriminel i përbërë nga gjashtë persona të cilët janë involvuar në tregtinë e paligjshme me lëndë narkotike, kokainë dhe marijuanë, me ç’rast janë arrestuar pesë persona, ndërsa një person nga grupi është në paraburgim në Serbi.

Zëdhënësi i MPB-së, Toni Angelovski, në konferencën e sotme për shtyp informoi se si rezultat i aktiviteteve kriminele të grupit, gjatë vitit 2017 në territorin e Republikës së Serbisë janë konfiskuar 128,67 kilogram marijuanë, si dhe 440 gram kokainë dhe 1.330 gram përbërës për përzierjen e fanacetin dhe manitol. Theksoi se në rastin e parë është konfirmuar se personi N.D. (33) nga Prilepi dhe B.E. (43) në Tetovë gjatë shtatorit të vitit të kaluar nga një person nga Belgjika ka furnizuar 0,5 kilogram kokainë me çmim prej 25.000 eurove dhe përbërës për përzierje me qëllim që me automobil ta transportojë nga Belgjika në Republikën e Maqedonisë.

Në kuadër të rastit të dytë, tha Angelovski, është konfirmuar se personi J.I. (41) nga Tetova ka furnizuar lëndë narkotike marijuanë, e ka deponuar në territorin e Kosovës, pas çka së bashku me personin A.M. (53) nga Tetova e kanë vendosur në automjet transportues dhe e kanë angazhuar personin I.I. (70) nga Tetova ta kryejë transportin e marijuanës për një kompensim të caktuar parash nga Kosova deri në Serbi. Nga MPB-ja do të parashtrohet kallëzim penal kundër personave N.D., J.I, A.M., E.B., I.I., për vepër të bërë penale “prodhimtari dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekusorëve”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco