Dy familje përplasen për tokën, 5 viktima...

Dy familje përplasen për tokën, 5 viktima...

19:24, 16/05/2018
A+ Aa A-

Pesë persona kanë mbetur të vdekur dhe një tjetër është plagosur të martën pas një konflikti me armë që shpërtheu mes dy familjeve për pronën.

Gazeta “Milliyet” raporton se ngjarja e rëndë ka ndodhur në distriktin Ergani të provincës Diyarbakir, në juglindje të Turqisë.

Anëtarët e dy familjeve në konflikt për pronën raportohet se kanë qëlluar me armë njëri-tjetrin pas një debati të ashpër.

Për pasojë katër persona kanë humbur jetën në vendngjarje dhe dy janë plagosur, përcjell tvklan.al.

Njëri prej të plagosurve humbi jetën pa mbërritur në spital, megjithëse një helikopter i shkoi në ndihmë.

Media turke raporton se katër prej viktimave i përkasin të njëjtës familje, ndërsa viktima e pestë familjes tjetër.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë trupat e xhandarmërisë turke, të cilat kanë rrethuar zonën dhe kanë arrestuar 12 persona.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco