Daçiç zbulon planin amerikan për Kosovën...

Daçiç zbulon planin amerikan për Kosovën...

21:39, 11/05/2018
A+ Aa A-

Ministri serb i Punëve të Jashtme Ivica Daçiç ka thënë sot se në Amerikë është bërë plani për përkrahjen e Kosovës në integrimet ndërkombëtare në të cilin qëllimet për sivjet janë anëtarësimi në Interpol, në organizatën Botërore të Doganave, UNESCO dhe në Këshillin e Europës.

Ai ka theksuar se e përkrah qëndrimin e Kishë Ortodokse serbe nuk ka pavarësi dhe ndarje të Kosovës.

“Veçse a është kjo e mundshme dhe reale? Si do të luftojmë me kthimin sovranitetit – me durim, me luftë apo me refuzimin që në 10 vjetët e ardhshëm të hyjmë në Bashkimin Europian?”, ka pyetur Daçiç në televizionin Pink duke tërhequr vërejtjen se situata është shumë e ndërlikuar.

“Serbia do kompromis dhe nuk do ta pranojë kurrë pavarësinë e njëanshme të Kosovës. Madje, edhe me çmimin se nuk ka anëtarësim në BE, Serbia nuk mund ta pranojë aktin e njëanshëm të Kosovës, por a pajtohen të gjithë me këtë”?, ka pyetur sërish Daçiç.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco