Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Sulmi ndaj gazetares/ BE paralajmëron Malin e Zi: Rrezikoni anëtarësimin ...

Sulmi ndaj gazetares/ BE paralajmëron Malin e Zi: Rrezikoni anëtarësimin ...

20:59, 11/05/2018
A+ Aa A-

Procesi i anëtarësimit të Malit të Zi në Bashkimin Europian nuk do të shënojë hapa përpara për sa i përket çështjes së mbrojtjes së gazetarëve dhe lirisë së shtypit, paralajmëroi sot Komisioneri europian për Zgjerimin, Johannes Hahn.

E specializuar në çështjet kriminale, gazetarja Olivera Lakiç, 49 vjeç u qëllua në këmbë me armë zjarri nga një person i panjohur në shtëpinë e saj në Podgoricë. Ky agresion është i fundit nga një seri e gjatë aktesh, ende pa asnjë autor.

”Nëse nuk ka përparime në lidhje me këto çështje, atëherë do të pengohej natyrshëm perspektiva europiane e Malit të Zi”, u shpreh Johannes Hahn, gjatë një vizite në këtë shtet të vogël të Ballkanit, ku u takua me gazetaren Olivera Lakiç.

Agresioni i ushtruar ndaj gazetares është qartësisht një sulm ndaj lirisë së medias, paralajmëroi ai. Kjo është e papranueshme për ne. Ky akt ndikon sigurisht në reputacionin e vendit.

Hahn kërkoi që të gjenden autorët, por gjithashtu mbështetësit e tyre, personat që fshihen pas, të vihen para drejtësisë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco