Tmerrohen gjermanët: 12 qengja në hell në mes të livadhit

Tmerrohen gjermanët: 12 qengja në hell në mes të livadhit

10:29, 09/05/2018
A+ Aa A-

Të dielën e kaluar, në Berlin-Friedrichshain ka qenë një mot i mrekullueshëm, 24 gradë, rreze dielli, kur papritmas në polici u vu alarmi se disa njerëz ishin duke përgatitur pjekje të madhe me qengja në hell në një livadh të thatë.

Policia mbeti pa fjalë kur pa rreth 150 persona duke përgatitur plot dymbëdhjetë qengja, ndërsa fëmijët loznin të lirë.

Zyrtarët policorë nuk kanë mundur të gjejnë lehtë përgjegjësin e festës, pasi askush nuk ka dashur ta marrë përgjegjësine e organizimit, shkruajnë mediat gjermane, përcjell Albinfo.ch. Më në fund situata është sqaruar, pasi mysafirët kanë deklaruar se ishin duke festuar.

Pjesëmarrësit në këtë pjekje masive ishin nga Bosnjë Hercegovina dhe ata  morën një gjobë të majme, pasi kishin djegur livadhin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco