Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para Bashkisë së Tiranës

Shteti ndalon financimin e 26 partive politike

Shteti ndalon financimin e 26 partive politike

10:53, 08/05/2018
A+ Aa A-

26 parti politike në Maqedoni janë shlyer nga regjistri për të përfituar financimin vjetor nga buxheti i shtetit.  Nga Ministria e Drejtësisë theksuan se kjo ka ndodhur pasi që Enti shtetëror për revizion ka sjellë vendim për ndalimin e pagesës së mjeteve për partitë që nuk kanë dorëzuar raport nga regjistri për pranimin e donacioneve, nuk kanë dorëzuar llogarinë vjetore ose raport financiar, transmeton 360 gradë.

Vendimi është firmosur më 25 prill nga ana e ministrit të dorëhequr Bilen Saliji. Mes partive janë edhe ato në pushtet si Partia Liberal Demokrate dhe Partia për Emancipimin e Romëve, ndërsa pjesa më e madhe janë parti opozitare. 

Çdo vit 0,06 për qind nga të ardhurat burimore të buxhetit shtetëror ndahen për financimin e partive politike. Për vitin 2018 kjo nënkupton mbi 1,8 milionë euro. Më shum para përfitojnë partitë që kanë marrë më shumë vota, sepse çdo votë paguhet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco