Zgjedhjet në Turqi/ Kandidati i opozitës sfidon Erdogan: Të pres në debat...

Zgjedhjet në Turqi/ Kandidati i opozitës sfidon Erdogan: Të pres në debat...

21:16, 07/05/2018
A+ Aa A-

Turqia duhet të ketë debate televizive mes kandidatëve për president, për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen muajin e ardhshëm.

Deklarata është bërë nga kandidati i opozitës në këto zgjedhje, Muharrem Ince, i cili duket se ka sfiduar Presidentin aktual të Turqisë, rexhep Tajip Erdogan.

 “Na lejoni të bëjmë debate televizive, ku do të shfaqnim ëndrrat tona për Turqinë”, ka thënë Ince, kandidati për president nga Partia Popullore Republikane (CHP).

Ai ka shtuar se një gjë e tillë do ta vendoste Turqinë përkrah shteteve të zhvilluara që kanë tradita të ngjajshme.

Lidhur me këtë deklaratë nuk ka pasur reagim të menjëhershëm nga presidenti turk, Erdogan ose nga partia në pushtet, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP).

Për postin e presdientit të Turqisë, përveç  Ince dhe Erdogan do të garojnë edhe tre kandidatë të tjerë, që vijnë nga blloku i qendrës së djathtë, nga një parti islamiste dhe një kandidat është nga lëvizja pro-kurde, përcjell REL.

Kandidati pro-kurd, Selahattin Demirtas është në burg, ku po përballet me akuza për terrorizëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco