Lajmi i fundit

‘La Repubblica’ nxjerr zbuluar mashtrimin e Ramës: E pranoi vetë telefonatën me drejtorin e RAI-t

Dimitrov dhe Kotzias dakordësohen për çështjet më të vështira, takimi me Nimiç më 12 maj…

Dimitrov dhe Kotzias dakordësohen për çështjet më të vështira, takimi me Nimiç më 12 maj…

12:54, 05/05/2018
A+ Aa A-

Shefat e diplomacisë të Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Koxias dje në Selanik kanë shqyrtuar kombinimet e mundshme për çështje më të vështira në negociatat për emrin, ndërsa për kombinimet e shqyrtuara paralajmëruan se do të informojnë kryeministrat e dy vendeve. Ministrat javën e ardhshme, më 12 maj në Athinë do të kenë takim me ndërmjetësin e Kombeve të Bashkuara për emrin, Methju Nimic. Dy ministrat dje u takun në margjina të mbledhjes katërpalëshe të Maqedonisë, Greqisë. Shqipërisë dhe Bullgarisë. Takimi, i cili është pjesë e kontakteve të shpeshtuara në negociatat për zgjedhjen e çështjes me emrin, zgjati një orë e gjysmë dhe ata e vlerësuan si pozitiv. “E dini se dallime ende ka. Këtë që dje dhe sot e bëmë është kërkim i kombinimeve, të cilat njëra ose pala tjetër, do të mund t’i pranojnë dhe kjo është detyra e jonë. Për këto elemente duhet të bisedojmë edhe në shtëpi dhe ta shfrytëzojmë edhe takimin e ardhshëm”, tha Dimitrov pas takimit. Theksoi se çështja është komplekse dhe me rëndësi të madhe.

Dimitrov theksoi se dallimet kryesore mbesin në lidhje me çështjen e ndryshimit të Kushtetutës, gjë të cilën e kërkon pala greke dhe çështjen për  përmasat e përdorimit. “Qëllimi i bisedimeve është që të gjejmë zgjidhje të ndershme, të qëndrueshme dhe të përhershme që të dyja palët do të mund ta pranonin. Kryesorja është se zgjidhja duhet të prodhojë miqësi dhe jo frustrime. Vetëm një zgjidhje e tillë do të jetë e qëndrueshme dhe e përhershme”, shtoi ai. Koxias në një pres konferencë në Selanik deklaroi se ka përshtypje se pala tjetër beson se është momenti i fundit që çështja të zgjidhet dhe se vlerëson se ka përparim në bisedimet.

Sipas tij, të dy palët e kanë të qartë se nuk duhet të shihet në mënyrë afatshkurtër, por duhet të përqendrohen në zgjidhjen e problemit. “Të gjithë jemi pjekur nga bisedimet, këtë nuk e mendojmë vetëm ne, por edhe pala tjetër dhe shpresoj se askënd nuk do të dëshpërojmë”, tha Koxias. Edhe shefi i diplomacisë greke thotë se mbetet të zgjidhen një deri në dy çështje kyçe. “Mendojë se sot kemi krijuar shumë alternativa, nuk arritëm të marrim vendim, do të duhet t’i informojmë edhe kryeministrat e dy vendeve. Nëse vendosemi për këto alternativa, atëherë do të piqen kushtet për takim në nivel më të lartë, por për atë, gjithsesi, nuk vendosin ministrat e Punëve të Jashtme, por shefat e tyre, të cilët kur t’i ndërmarrim hapat, që shpresoj se do t’i bëjmë, do të mund të kontaktojnë për të rënë dakord për takimin e tyre. Por, mendoj se duhet të luftojmë deri në fund për ta gjetur këtë zgjidhje”, tha Koxias. Të shtunën e ardhshme, më 12 maj, sipas të dhënave të korrespodentit të MIA-s në nga Greqia, do të mbahet takim i ri i shefave të diplomacive të Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Koxias me ndërmjetësin Methju Nimic, në Athinë.

Nikolla Dimitrov dhe Nikos Koxias, një ditë pas pjesëmarrjes në konferencën që do të mbahet të premten në Sunio, do të takohen me përfaqësuesin special të BE-së. Në lidhje me çështjen e emrit dje u drejtua edhe lideri i opozitës greke Demokracia e Re, Kiriakos Micotakis, i cili insiston për ndryshim të Kushtetutës.  “Me ndryshimin e kushtetues mund të sigurohet erga omnes, me ndryshim zyrtar të emrit të Shkupit për përdorim të brendshëm dhe të jashtëm. Shkupi nuk do të quhet Republika e Maqedonisë, do të quhet ndryshe, sipas asaj që do ta përmbajë marrëveshja. Do të jetë një emër për përdorim të brendshëm dhe të jashtëm”, thotë Kiriakos Micotakis. Eurokomisari për zgjerim, Johanes Han, porositi se deklarata e tij që kontesti për emrin mund të zgjidhet për dy javë është kuptuar gabimisht.

“Ishte gabim, ka edhe incizim. Unë thash se besoj që për disa javë a couple of ëeeks) mund të gjindet zgjidhje, e jo për dy javë (tëo ëeeks). Kjo do të thotë se mendoj se në një të ardhme të afërt është e mundur zgjidhje për kontestin për emrin”, deklaroi Han. Han përsëriti se sipas rekomandimit të Komisionit Evropian për fillimin e negociatave “me rëndësi është që tani të gjindet zgjidhje për kontestin për emrin” që vendet anëtare ta miratojnë këtë rekomandim. Maqedonia shpreson se çështja e emrit do të zgjidhet deri në Samitin e BE-së në qershor prej ku pret datë për fillim të negociatave, si dhe ftesë për anëtarësim në Samitin e NATO-s i cili do të mbahet në korrik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco