Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Xhezair Shaqiri – Komandant Hoxha, merr post në Qeverinë e Zoran Zaev?

Xhezair Shaqiri – Komandant Hoxha, merr post në Qeverinë e Zoran Zaev?

09:09, 04/05/2018
A+ Aa A-

Funksionari i LSDM-së, Xhevat Iseni përmes një shkrimi në Facebook, ka njoftuar se Xhezair Shaqiri i njohur si Komandant Hoxha, ka marrë post në Qeveri nga Zoran Zaev.

Për momentin nuk bëhet e ditur se çfarë posti ka marrë Shaqiri, por Iseni ka thënë se kryeministri Zaev ka mbajtur premtimin.

Ja shenimi i plotë i Xhevat Isenit:  

I nderuar Komandat me respekt te veçantë publikoj këto foto , isha krenar kur para disa muajsh mora urdhrin që t'ju shoqëroj prej Tanushe për në Shkup në gjirin familjar.

Kurse sot me datën 03.05.2018 u kompletua edhe u rrumbullaku një prej premtimeve që të premtuam pa as një kusht, por vetëm si hero i popullit, kombit, shoqërisë besnike dhe heroike, jemi edhe dot jemi se bashku me ty.
Aty ku ju do të ngrëni zërin ne do të ngremë popullin. 
Urime edhe respekt për postin ne qeverinë e R. Maqedonisë. 
Një falënderim i veçantë edhe për z.Zoran Zaev që mbajti premtimin.
Atë që nuk e bëri asnjë politikan shqiptar e bëri Kryeministri Zaev.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco