Lajmi i fundit

SPAK rrëzon Olsi Ramën, nuk pranon kallëzimin e tij ndaj Gazment Bardhit: Nuk është kryer asnjë shpifje

Turqi, opozita arrin marrëveshjen / A rrezikohet dominimi i Erdogan në zgjedhjet e ardhshme...

Turqi, opozita arrin marrëveshjen / A rrezikohet dominimi i Erdogan në zgjedhjet e ardhshme...

16:59, 03/05/2018
A+ Aa A-

Partitë kryesore opozitare në Turqi pritet që të lajmërojnë zyrtarisht një aleancë të gjerë elektorale para zgjedhjeve të qershorit, një hap që mund të përbëjë një rrezik serioz për dominimin e partisë qeverisëse të Recep Tayyip Erdoganit.

Marrëveshja, e cila përfshin blloqet më të mëdha laike dhe nacionaliste të vendit, pritet të dëmtojë rëndë kontrollin absolut të “Partisë Drejtësi dhe Zhillim” të presidentit turk.

Koalicioni, që do të prezantohet formalisht, përbëhët nga Partia Republikane e Popullit, Partia e Mirë, Partia islamiste “Saadet” dhe Partia Demokratike.

Republikanët laikë janë partia më e madhe opozitare në Parlament dhe udhëhiqen nga Kemal Kiliçdaroglu, ndërsa nacionalistët kanë formuar së fundi grupimin e tyre të quajtur “Partia e Mirë”, nën drejtimin e Meral Aksener, e cila e shpalli veten edhe kandidate presidenciale.

Presidenti Erdogan shpalli zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe presidenciale më 24 qershor, një vit e gjysmë më herët.

Kushdo që do të zgjidhet president, do të ketë fuqi të jashtëzakonshme për shkak të ndryshimeve që u miratuan me referendumin e vitit të shkuar.

Erdogan është favoriti për presidencën, megjithëse zgjerimi i bllokut opozitar përbën një sfidë të madhe. Ndërsa te zgjedhjet parlamentare, situata e partisë qeverisëse “AKP” është edhe më e vështirë përballë një opozite të bashkuar.

Në Turqi, nëse një parti nuk kalon 10% të votave nuk hyn në Parlament, por për të shpëtuar aleatin e vogël “MHP”, partia e Ergodanit lejoi aleancat elektorale, hera e parë në vend.

Analistët thonë se Erdogani, me sa duket nuk e kishte parashikuar një organizim të tillë të opozitës, të cilës sapo iu dha mundësia të bashkohej e shfrytëzoi me shpejtësi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco