Një shqiptar si Guvernator i Bankës Popullore të Maqedonisë,  Ivanov kundër

Një shqiptar si Guvernator i Bankës Popullore të Maqedonisë, Ivanov kundër

11:04, 02/05/2018
A+ Aa A-

Ka filluar beteja për emrin e ri të guvernatorit të Bankës Popullore të Maqedonisë. Me kandidat potencial ka dalë edhe Bashkimi Demokratik për Integrim. Bëhet fjalë për ish-ministrin e ekonomisë dhe zv/kryeministrin Fatmir Besimin. Lajmin për TV21 e konfirmon deputeti i kësaj partie Xhevat Ademi. Nga BDI shprehen se nuk e mbështesin propozimin e Ivanovit.

“Fatkeqësisht, Ivanov po e vështirëson muajt e fundit karrierën e tij politike dhe nuk ofron kontribut konstruktiv shtetëror në këto momente kyçe për shoqërinë tonë. Ne si BDI e kemi kandidatin tonë dhe njeriun profesionist, ai është Fatmir Besimi. Sa për informim të opinionit të gjerë ne si BDI edhe atëherë nuk e kemi votuar Bogovin si guvernator”, tha Xhevat Ademi, deputet i BDI-së.

Presidenti i vendit Gjorge Ivanov, ditë më parë propozoi riemërimin e guvernatorit aktual Dimitar Bogovin. Deri më tani vetëm emri i tij është para deputetëve të Kuvendit, i dërguar nga kabineti i Ivanovit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco