Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ 'Divorci' Meta - Kryemadhi

Hyrja nw fuqi e ligjit për gjuhët, ekspertët: Parlamenti miraton ligjet

Hyrja nw fuqi e ligjit për gjuhët, ekspertët: Parlamenti miraton ligjet

08:29, 30/04/2018
A+ Aa A-

Ligji për shqipen edhe pse u votua tri here në kuvend, presidenti Gjorge Ivanov vazhdon të mos e dekretojë të njëjtin, edhe pse me Kushtetutë presidenti është i obliguar ta nënshkruaj ligjin që e ktheu në rivotim. Këtë gjë e kanë konfirmuar disa here edhe vetë kreu u Kuvendit Talat Xhaferi por dhe Kreu i ekzekutivit Zoran Zaev.

Të një vije janë edhe prononcimet e ekspertëve juridik të cilët për TVM2 po e ritheksojnë faktin se me sjelljen e tij presidenti po e sfidon jo vetëm hyrjen në fuqi të ligji për gjuhët por edhe vet punën e kuvendit, pasi me kushtetutë Maqedonia është shtet parlamentar e jo presidencial. Sipas ekspertëve me mbështetjen e mazhorancës politike në kuvend, krye parlamentari Talat Xhaferi mund ta dorëzojë projekt ligjin në gazetën zyrtare dhe i njëjti të hyjë në fuqi.

“Parlamenti është organi i cili sipas të drejtës së tij meritore pra kompetencës së tijë vendos për çështjen. Në rastin konkret ligjet janë kompetence e parlamentit dhe parlamenti është ai që në fund të fundit vendos që a do të hyj një ligj në fuqi ose a do të nxirret një ligj ose jo. Roli i presidentit edhe pse e drejta e mos nënshkrimit të tij janë të një ligji, ka më tepër efekt korrektues, por nuk mund ta ndalin një projekt ligj që të hyjë në fuqi ose jo, sepse kjo është e drejt meritore, ose në kompetencë të parlamentit dhe presidenti nuk mund ta bllokoj deri në fund”, tha Mersim Maksuti, ekspert juridik.

“Është një ngecje e pa pranuar si në aspektin politik dhe atë moral, dhe atë qytetar. Sa i përket gjuhës shqipe është faza e ripërtëritjes së përbuzjes së gjuhës shqipe, poashtu edhe humbja e qëndrueshmërisë së politikës shqiptare e cila nuk diti njëherë e përgjithmonë t’i nxjerr proceset në fund, dhe kjo nënkupton për tolerancën dhe kompromiset politike, qoftë për sa I përket rolit të presidentit, qoftë rolit të kryetarit të kuvendit, poashtu edhe roli I cilësisë së qytetarëve, për këto raste popujt normal protestojnë dhe kjo çështje të përmbyllet njëherë e përgjithmonë”, tha Bashkim Selmani, ekspert juridik.

Analistët janë kritik edhe sa i përket angazhimit të faktorit politik shqiptar që ligji të hyjë në fuqi. Sidomos sa u përket zërave se ligji do të hyjë në fuqi pasi ti përfundon mandate presidentit Ivanov, sepse ekspertët vlerësojnë se nuk ka garanci se presidenti i ardhshëm do të nënshkruaj ligjin.

“Kjo ri përbuzja e dytë që po i bëhet gjuhës shqipe ashtu edhe ofendimi publik që po i ndodh shqiptarëve është e pa pranuar. Megjithatë në aspektin juridik janë të shfrytëzuara të gjitha mjetet, ka hapësirë e cila duhet të kryhet dhe të përmbarohet si procedurë juridike, mirëpo siç duket këtu nuk ka disponim vet faktori politik shqiptar”, tha Selmani.

“Po dëgjohen zëra se mund të priten zgjedhje presidenciale dhe kjo së pari nuk është ligjore nuk është gjuhë juridike që të mund të çoj në miratimin e ligjeve, sepse çdo dit e më tepër po humbet betejë e parlamentit në raport me presidentin dhe gjithnjë është një fakt që po del në sipërfaqe dhe nuk është garanci se presidenti i cili do të vijë nesër mund të mos e nënshkruaj përsëri ligjin”, tha Maksuti.

Së fundmi krye parlamentari Talat Xhaferi ka bërë të ditur se ligji do të hyjë në fuqi edhe pa nënshkrimin e presidentit dhe i njëjti do të publikohet në gazetën zyrtare me arsyetimin se presidenti refuzon ta respektojë obligimin kushtetues që ta nënshkruaj ligjin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco