Bukuroshja nga Sarajeva në foton e luftës, që mahniti botën

Bukuroshja nga Sarajeva në foton e luftës, që mahniti botën

12:09, 29/04/2018
A+ Aa A-

Shumë rrallë ka ndodhur që dikush në botë të bëjë famë pa e ditur fare. Isha “ylli” i revistës “Life”, “Sunday Times”... Fotografia në të cilën shihem me një fustan me lule vjollce dhe kaltër dhe me këpucë me take të larta ka bërë xhiro nëpër botë, është parë në Britani të Madhe, Francë, Itali... njerëz që nuk i njihja fare, kanë folur për mua, derisa unë asokohe mendoja se si ta mbijetoj edhe një ditë në Sarajevën e rrethuar, shkruan Koha Ditore.

Kështu e nis rrëfimin rreth famës së saj botërore, Meliha Vareshanoviq, sarajevasja nga fotografia e fotoreporterit anglez, Tom Stoddart, e shkrepur në pranverën e 1994-s në lagjen, “Dobrinja”.

Në fotografi, ajo, e veshur si në pasarela dhe me kokën e ngritur lart, kalon pranë policëve të barrikaduar nga thasët me rërë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco