Kultivonin hashash në shtëpi, arrestohen dy persona

Kultivonin hashash në shtëpi, arrestohen dy persona

10:07, 28/04/2018
A+ Aa A-

Kultivimi I hashashit në ambjentet ku jetojmë është bërë e modes gjatë viteve të fundit. Shqiptarët e kanë bërë këtë edhe në Shqipëri por edhe në vende të tjera dhe përvoja e tyre duket se është shprëndarë edhe më gjërë. Gjate ditës së djeshme në Shkup Sektori për Punë të Brendshme dhe Prokuroria Themelore Publike ka dorëzuar padi penale ndaj personave S.K (25) dhe G.K (28), për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “prodhim të paligjshëm dhe lëshim në treg të lëndëve narkotike”.

Të paditurit gjatë këtij viti në mënyrë të paligjshme kanë blerë dhe instaluar sistemin laboratorik për prodhimin e kanabisit, nga e cila pas rritjes mund të fitohen lëndë narkotike si marihuana dhe të ngjashme, të cilën e kanë përgatitur për shitje në rajonin e Shkupit.

Nga policia njoftojnë se nga kontrollet tek të paditurit është gjetur 6.4 kilogram marihuan dhe 203 vazo të mbljeljes së kanabisit.

S.K dhe G.K janë arrestuar dhe dorëzuar në stacionin policorë në Gazi Babë, 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco