Borisov: Kur dy Koretë po zgjidhin problemet, pse mos ndodhë kjo edhe në Rajon...

Borisov: Kur dy Koretë po zgjidhin problemet, pse mos ndodhë kjo edhe në Rajon...

22:57, 27/04/2018
A+ Aa A-

Kur Koreja veriore dhe ajo jugore po dakordohen pasi sot liderët e dy vendeve janë takuar me qëllim për deneuklarizimin e gadishullit dhe dhënien fund të luftës, vendet në rajon me siguri mund të zgjidhin problemet mes tyre.

Kështu ka deklaruar kryeministri bullgar Bojko Borisov gjatë qëndrimit në Shkup.

"Për këtë ekziston edhe mundësia historike. Në të ardhmen pas 60 vitesh nga sot historianët do të vlerësojnë këtë moment dhe do i shkruajnë emrat tonë", ka thënë Borisov, pas takimit.

"Kemi shance historike që të afrojmë vendet drejt BE-së, sot është zgjidhur problemi mes dy Koreve e pse mos mundemi dhe ne të zgjidhim problemet e Ballkanit. Vërtet shpresoj se liderët do e kuptojnë se cfarë na pret në samitin e Sofjes", është shprehur mes tjerave ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco