Pas përplasjes me Thaçin, shikoni se ç’bën Vuçiç me homologen kroate...

Pas përplasjes me Thaçin, shikoni se ç’bën Vuçiç me homologen kroate...

20:06, 27/04/2018
A+ Aa A-

Në Samtin “Brdo-Brione” në Shkup,  ku po mbahet takimi i gjashtë presidentëve nuk është se ka shkuar si duhet.

Është presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç,  për të cilin po raportohet se ka qenë paksa problematik, duke u nisur nga fakti se ka pasur një përplasje verbale me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Siç u raportua nga mediat, bisedat më të nxehta të Vuçiç ndaj Thaçit kanë qenë në lidhje me marrëveshjet e arritura në Bruksel, ku sipas tij, Kosova nuk ka bërë asgjë për t’i konkretizuar ato.

Vuçiç nuk është treguar aspak miqësor me presidenten e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviç.

Trajtimi i presidentit serb ndaj presidentes kroate, për shkak të tensioneve aktuale ndërmjet Zagrebit dhe Beogradit, ishte shumë i “ftohtë” dhe tërësisht takim zyrtar, pa fjalë.

Takimi në sallën plenare u mbajt me dyer të mbyllura, e aty ka “shpërthyer” presidenti serb me kritika edhe ndaj Thaçit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco