Qytetarët e Ballkanit Perëndimor, 7 euro për të hyrë në zonën Shengen/ Ja procedurat e reja dhe kur nisin

Qytetarët e Ballkanit Perëndimor, 7 euro për të hyrë në zonën Shengen/ Ja procedurat e reja dhe kur nisin

17:40, 26/04/2018
A+ Aa A-

Qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të detyrohen prej vitit 2021 për të marrë leje për të hyrë në hapësirën Shengen, duke paguar shtatë euro. Proçedura për marrjen e lejes do të kryhet online.

Edhe pse ata nuk kanë nevojë për vizë, siç konfirmohet nga agjencia e lajmeve Beta, qytetarët do të duhet të paguajnë një tarifë si pjesë e masave që do të hyjnë në fuqi në vitin 2021.

Ky vendim, i cili u shpall vjeshtën e kaluar dhe për të cilin u pajtuan ambasadorët e vendeve të BE-së, tani duhet të konfirmohet nga Parlamenti Evropian dhe më pas të miratohet nga Këshilli i Ministrave të BE-së, dhe nga janari 2021 do të hyjë në fuqi brenda sistemit Ethias.

Kjo do të përfshijë të gjithë shtetasit e vendeve jashtë Bashkimit Evropian, të cilat nuk kanë nevojë të kërkojnë një vizë hyrëse në zonën Shengen, duke përfshirë edhe vendet e Ballkanit Perëndimor, thanë  zyrtarë në Këshillin e Ministrave.

Pas bërjes së kërkesës, udhëtari i cili ka për qëllim të shkojë në zonën Shengen brenda 96 orëve do të marrë një përgjigje, përkatësisht 96 orë pasi në sistemin Ethias të pranohet kërkesa, nëse është e nevojshme për verifikim shtesë të të dhënave.

Leja për udhëtim do të jetë e vlefshme për tre vjet, deri në fund të vlefshmërisë së dokumenteve të udhëtimit, sipas një shpjegimi të masave brenda sistemit Ethias.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco